Uji Dea

Ndërmarrësi shqiptar Gjergj Luca viziton Thaçin në Hagë, befasohet nga optimizmi dhe forca e tij

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndërmarrësi shqiptar Gjergj Luca ka deklaruar se gjatë vizitës së tij të ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke thënë se ka hyrë në burg me qëllim që ta motivonte Thaçin, por ai tha se u befasua nga jeta, optimizmi dhe forca qe mori nga ish-presidenti i Kosovës.

“Hyra për t’i dhënë optimizëm ati burri apo siç i thoni ju për t’i jap gajret me të thanë të drejtën kishte aq optimizëm aq shumë jetë aq shumë forcë sa unë dol i trishtuar edhe lash burra të fortë aty brenda që kishin energji pa fund dhe pozitivistët pa fund”, ka thënë Luca, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

Më tej Luca ka treguar se beson në pafajësinë e Thaçit, pasi sipas tij “krimet” e vetme që i ka kryer Thaçi janë se ky i fundit e ka nënshkruar Marrëveshjen e Rambujes dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe se ka organizuar luftën çlirimtare.

“Sot mbushen tre vite që Hashim Thaçi bashkë me shpirtin e shqiptarisë janë në Hagë duke vuajtur dënimin për ‘krimin’ e vetëm se sakrifikuan gjithçka për Kosovën e pavarur. Turp për shqiptarinë që helmohet përditë nga feudalizmi bolshevik (i udhëheqësve kosovarë). Lavdi veprës së trimërisë së këtyre burrave. Rroftë kombi shqiptar!”, ka thënë Luca. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.