Eko Higjiena

Ndërlikimet e Demarkacionit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Partia e kryeministrit Haradinaj, AAK-ja, po e akuzon LDK-në se e ka ndryshuar tekstin e Marrëveshjes për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi duke e rrezikuar edhe më shumë miratimin e saj në Kuvend, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nëse partia e ish-kryeministrit Isa Mustafa tërhiqet nga përkrahja për Demarkacionin s’ka kurrfarë shprese për plotësimin e këtij kushti të BE-së për liberalizimin e vizave.

Koalicioni qeverisës ndonëse vazhdon të mos i ketë votat e mjaftueshme për ta ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, partia e kryeministrit Ramush Haradinaj AAK-ja tashmë ka acaruar raportet edhe me partinë opozitare LDK-në, e cila doli në mbështetje të Demarkacionit, shkruan tutje “Zëri”.

UBT

Pas dështimit të tretë për ta ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit, AAK-ja akuzoi LDK-në për shtrembërim të marrëveshjes së arritur mes partive politike. E tërë përplasja e tyre u fokusua në një pikë të Nenit 3, ku AAK-ja po kërkon që raporti i Komisionit për Shënimin e Kufirit të jetë në pikën 1.2 (siç ka qenë sipas tyre), ndërkohë që në dokumentin të cilin ka publikuar LDK-ja ky raport është vendosur në një pikë të veçantë (2) të këtij neni. Si rrjedhojë e kësaj, përfaqësuesit e AAK-së kanë bërë të ditur se tashmë e kanë stopuar këtë marrëveshje.

Ndërkohë, përfaqësuesit e PDK-së kanë bërë thirrje që të lihen anash këto dallime dhe të votohet Demarkacioni. E përderisa AAK-ja ka paralajmëruar se çdo gjë mund të kthehet në pikën zero analistët politikë nuk kanë përjashtuar një skenar të tillë. Sipas tyre, kryeministri nuk duhet të merret me këto ndryshime, të cilat mund të çojnë drejt një dështimi final.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.