ARKATANA

Ndërkombëtarët: Ushtria, përmes Kushtetutës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasada e SHBA-së dhe ajo e Gjermanisë thonë se Kosova duhet ta formojë ushtrinë përmes ndryshimit të Kushtetutës, duke e kundërshtuar kështu paralajmërimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për formim të ushtrisë vetëm përmes ndryshimit të ligjeve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj se ushtria mund të bëhet nëpërmjet ndryshimeve ligjore, bashkësia ndërkombëtare po vazhdon të këmbëngulë se një gjë e tillë duhet të ndodhë me anë të ndryshimeve kushtetuese.

Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Prishtinë kanë thënë për “Zërin” se SHBA-ja përkrah tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura përmes amandamentimit të Kushtetutës.

ARKATANA

Njëjtë kanë pohuar edhe zyrtarë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, të cilët kanë thënë se ushtria duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe në koordinim të plotë me NATO-n, shkruan më tutje “Zëri”.

Pavarësisht kësaj, drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e FSK-së konsiderojnë se kundërshtimi i ndërkombëtarëve nuk është kategorik sa i përket planit “B” për bërjen e ushtrisë.

Sipas tyre, nëse ushtria nuk bëhet me anë të ndryshimeve kushtetuese, atëherë ajo mund të bëhet edhe nëpërmjet planit “B”, përmes ndryshimeve ligjore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.