Ndërkombëtarët ‘tregojnë dhëmbët’, duan luftë kundër korrupsionit
Edhe në vizitën e djeshme që i bëri shtetit të Kosovës zëvendëssekretarja amerikane, Victoria Nuland, kërkoi shumë qartë forcimin e ligjit, luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, si mundësi e vetme e hapjes së perspektivës evropiane për Kosovën. Këtë e dëshmoi së fundi edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, e cila tha qartazi se pa dëshmi konkrete, të prekshme, të luftimit të korrupsionit në mesin e zyrtarëve të lartë të shtetit nuk mund të ketë liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës, ndërkaq që hipokritët aktualë politikë, skajshmërisht të korruptuar, po mundohen që në kompensim të mosveprimit për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit galopant, ta përdorin Demarkacionin si një kusht të pakalueshëm për liberalizimin e vizave.
Spahiu: Deri tani kemi vetëm tri-katër aktakuza serioze e asgjë më shumë.
“Zonja ndihmëssekretare e tha qartë në Prishtinë se drejtësia mbetet prioritet për SHBA-në. Ajo po ashtu tha se SHBAja nuk është e kënaqur me luftimin e korrupsionit që është prioritet, jo vetëm për SHBA-në, por edhe për BE-në, për çka foli para pak ditëve edhe zonja Lunaçek. Pra, përpjekjen e krerëve të korruptuar të institucioneve që Demarkacionin ta vënë si kusht për liberalizim të vizave e hodhën poshtë dy zonjat e nderuara Nuland dhe Lunaçek”, u shpreh deputeti Adem Salihaj, shkruan Gazeta Kosva Sot
Edhe në vizitën e djeshme që i bëri shtetit të Kosovës zëvendëssekretarja amerikane, Victoria Nuland, kërkoi shumë qartë forcimin e ligjit, luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar, si mundësi e vetme e hapjes së perspektivës evropiane për Kosovën. Këtë e dëshmoi së fundi edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, e cila tha qartazi se pa dëshmi konkrete, të prekshme, të luftimit të korrupsionit në mesin e zyrtarëve të lartë të shtetit nuk mund të ketë liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës, ndërkaq që hipokritët aktualë politikë, skajshmërisht të korruptuar, po mundohen që në kompensim të mosveprimit për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit galopant, ta përdorin Demarkacionin si një kusht të pakalueshëm për liberalizimin e vizave.
Tani shtrohet pyetja se a po e mbajnë peng zhvillimin e vendit dhe perspektivën evropiane të qytetarëve të Kosovës politikanët e inkriminuar në krye të shtetit? Përfaqësues të partive politikë në pozitë dhe opozitë e pohojnë këtë të fundit. “Mesazhi i zonjës Nuland për luftimin e krimit dhe korrupsionit ishte shumë i qartë dhe nuk është hera e parë që administrata e shtetit amerikan, e niveleve më të larta e kërkon këtë nga politikanët kosovarë. Problemi qëndron te fakti se ajo po kërkon nga vetë politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar që ta luftojnë krimin dhe korrupsionin. Mendoj se edhe administrata amerikane duhet t’i vendosë disa vija të kuqe dhe të mos bashkëpunojë e as t’i përkrahë politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar të Kosovës, e as t’ua mundësojë vizitat në SHBA, sepse këto deklarata po mbeten pa asnjë efekt”, thekson për gazetën “Kosova Sot” deputeti i LDK-së, Adem Salihaj. Ai shprehet se politikanët e Kosovës nuk e kanë gajle për fytyrë.
Kurteshi: Falja e tokës nuk do t’i shpëtojë qeveritarët e korruptuar Deputeti Ismail Kurteshi, nga lëvizja ‘Vetëvendosje’, thotë se nënsekretarja e Shtetit, Nuland, këtë herë ka ardhur në Kosovë për t’i qortuar ata që e meritojnë qortimin, prandaj edhe është takuar vetëm me krerët e institucioneve dhe jo me opozitën, që po e bën punën e saj. “Zonja ndihmëssekretare e tha qartë në Prishtinë se drejtësia mbetet prioritet për SHBA-në. Ajo po ashtu tha se SHBAja nuk është e kënaqur me luftimin e korrupsionit që është prioritet, jo vetëm për SHBA-në, por edhe për BE-në, për çka foli para pak ditëve edhe zonja Lunaçek. Pra, përpjekjen e krerëve të korruptuar të institucioneve që Demarkacionin ta vënë si kusht për liberalizim të vizave, e hodhën poshtë dy zonjat e nderuara Nuland dhe Lunaçek. Korrupsioni është kusht i patejkalueshëm për liberalizim të vizave, integrim dhe zhvillim të Kosovës, prandaj sado që ta zvarrisin këtë proces këta udhëheqës të papërgjegjshëm e të korruptuar do t’i sjellin dëme vendit, por as vetë nuk do të kalojnë më mirë, sepse as falja e tokës nuk do t’i shpë- tojë”, thotë deputeti Kurteshi. Sipas tij, sa u përket çështjeve të tjera, nënsekretarja ka thënë se është mirë që Kosova t’i bëjë hapat e nevojshëm para vjeshtës, që sipas Kurteshit edhe angazhimi i zonjës nënsekretare është në përputhje të plotë me angazhimin e ‘Vetëvendosjes’. “Për ne zgjidhjet e drejta kanë qenë dhe mbeten prioritet. Ne jemi të pakënaqur me aktrimin e udhëheqësve institucionalë, që po e bëjnë në lidhje me luftimin e korrupsionit”, tha Kurteshi për “Kosova Sot”.

