Fundamenti

Ndërkombëtarët të kënaqur me demonstratën paqësore – përgëzojnë Policinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadat e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, kanë përcjellë nga afër ngjarjet e ditëve të fundit, në Kosovë.

“Jemi të kënaqur që demonstratat ishin paqësore dhe duam t’i përgëzojmë të gjithë, e sidomos përfshirjen e Policisë së Kosovës. Ne besojmë në fuqinë e dialogut si mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike dhe inkurajojmë të gjitha palët t’i shfrytëzojnë mundësitë e ndryshme për dialog, duke përfshirë këtu edhe brenda Kuvendit”, thuhet në reagimin e Ambasadave të huaja në Kosovë.

RCCOLA

“Jemi të përkushtuar në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ne besojmë që asnjëri nuk është mbi ligjin. Ne presim dhe kërkojmë që të gjitha procedurat të përcillen me përpikëri duke i shërbyer transparencës, e sidomos në rastet e ndjeshme politike dhe ne do të vazhdojmë të përcjellim nga afër rastet ku përfshihen anëtarët e Kuvendit. Ashtu siç është rasti në shtetet tona, presim që në demokracinë e barabartë për të gjithë edhe përfaqësuesit politik t’i nënshtrohen ligjit pa marrë parasysh cilës parti ata i takojnë”, përfundon reagimi i përbashkët i ambasadave të Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së. /koha.net/