United Hospital

Ndërkombëtarët: S’ka plan për Kosovën, palët të dalin vetë me propozime

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zyrtarë ndërkombëtarë kanë mohuar për gazetën “Zëri” se dy palëve të përfshira në dialog t’u jetë ofruar ndonjë plan për Kosovën, siç kanë raportuar ditë më parë mediet serbe. Përkundrazi, sipas tyre Kosova dhe Serbia duhet të dalin vetë me propozime konkrete rreth fazës finale të dialogut, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndonëse mediet serbe raportuan se BE-ja, SHBA-ja dhe Britania e Madhe ia kanë dorëzuar presidentit serb Aleksandër Vuçiq një plan për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, një gjë të tillë e kanë mohuar akterët e përmendur ndërkombëtarë.
Nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë i kanë thënë gazetës “Zëri” se nuk ka asnjë lloj plani të tillë, i cili u është dorëzuar palëve.

FIDANISHTJA

Përkundrazi, në përgjigjen e kësaj ambasade thuhet se të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, duhet të dalin vetë me propozime konkrete rreth fazës finale të këtij procesi.

Në anën tjetër Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Bashkimit Evropian, ka thënë për “Zërin” se është tejet e rëndësishme që Kosova e Serbia ta vazhdojnë punën e tyre drejt përfundimit të dialogut pasi që, sipas saj, përparimi në këtë proces është i lidhur drejtpërdrejt me të ardhmen e tyre evropiane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.