HW

Ndërkombëtarët nuk i ‘thumbojnë’ oligarkët e korruptuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pavarësisht pranisë ndërkombëtare në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, që nga ditët e para të pasluftës e deri më sot, Kosova nuk ka arritur të shënojë rezultatet të kënaqshme në këtë fushë. Analistët politikë që, për fajtor kyç e kanë adresën e personelit vendor përgjegjës për politikat e sundimit të ligjit dhe zbatimin e tyre, si segment kyç të këtij dështimi e shohin edhe faktorin ndërkombëtar, që nuk ka qenë më energjik në distancimin e vet karshi grupeve politike të inkriminuara në qeverisjen e vendit për gjithë këto vite.

Madje, edhe fondet që kanë ardhur në Kosovë në emër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë shpenzuar pa kritere dhe nuk kanë dhënë rezultate. “Ndërkombëtarët aq shumë po ofrojnë fonde për luftimin e krimit dhe korrupsionit, por vetë po harrojnë që vazhdojnë të përkrahin klasë politike mafioze. Padyshim se nuk mund të mohohet fakti që edhe vetë ata janë bërë karrem i aferave korruptive. Fatkeqësisht, Kosova ka marrë rrugën të cilën e ndjek Riode- Janiero, ku krimi, korrupsioni dhe kontrabanda tashmë janë pjesë e pa shkapshme e shoqërisë. Deklaratat e ambasadorëve për shkallën e lartë të korrupsionit nuk është se janë aq thumbuese, më shumë sipërfaqësore. Fatkeqësisht, asnjëri prej tyre nuk rezulton me hapa konkretë që do të sillnin ndryshimin”, thotë analisti politik Adlum Ramadani për “Kosova Sot”

“Në njërën anë i akuzojnë e në tjetrën i mbështesin”

FIDANISHTJA

Sipas Islam Krasniqit, janë ndërkombëtarët ata të cilët e kanë jetësuar rrugën që kjo klasë politike të korruptohet, që pastaj ndërkombëtarëve t’u shkojnë për tehu, të cilët tani janë edhe vetë pengesë për luftimin e tyre” .

Ndryshe, deklaratat e ambasadorëve shpeshherë janë vetëm shou dhe asgjë më shumë. Në njërën anë i akuzojnë këta njerëz, e në anën tjetër i mbrojnë ngase kjo po u shkon në favor të tyre. Ndërkombëtarët nuk e mbështesin opozitën, sepse kanë frikë se po erdhi “Vetëvendosje!” në pushtet atyre nuk do t’u ecë fjala./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.