Uji Dea

Ndërkombëtarët mobilizohen për mbikëqyrje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Protagonistë deri më 8 qershor nuk do të jenë vetëm kandidatët e partive politike. Hapësirë të madhe në media pritet të ketë edhe Përfaqësuesi Special i BE-së Samuel Zhbogar, ambasadorja e SHBA-ve Tracey Ann Jacobson dhe ambasadorë të tjera të shteteve anëtare të BE-së. Dalja e tyre në media nuk do të ketë për qëllim ndikimin e rezultatit të zgjedhjeve, por mbrojtjen e tij.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se ambasadat e shteteve më të fuqishme planifikojnë fushatë intensive, me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve më 8 qershor. Kjo do të bëhet me qëllim që zgjedhjet të jenë të rregullta dhe të mos lejohet përsëritja e skenarëve të zgjedhjeve të kaluara nacionale, ku keqpërdorimi kishte qenë industrial.

Uji Dea

Kësisoj, zyra e BE-së dhe ambasadat pos që do të angazhojnë stafin e tyre në mbikëqyrje të drejtpërdrejtë si vëzhgues në ditën e zgjedhjeve, do të angazhohen edhe në një fushatë parandaluese nëpërmjet mediave, gjatë së cilës do t`u kujtohet qytetarëve dhe subjekteve politike rëndësia që kanë zgjedhjet e rregullta dhe do t`u kujtohet keqpërdoruesve të mundshëm se keqpërdorimi i votës paraqet vepër penale…(Tribuna).