ARKATANA

Ndërkombëtarët, kundër ridizajnimit të kufijve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pavarësisht paralajmërimeve të dy protagonistëve të dialogut Kosovë – Serbi (presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq), se në kuadër të fazës finale do të diskutohet për korrigjim kufijsh, bashkësia ndërkombëtare po vazhdon ta kundërshtojë një opsion të tillë. Zyrtarë të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” se Britania nuk e mbështet në asnjë mënyrë një variant të tillë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përkundrazi, në përgjigjen e kësaj Ambasade thuhet se ridizajnimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë do të rezultonte me destabilizim. Në anën tjetër, edhe Ambasada Gjermane ka bërë të ditur se Gjermania vazhdon të mbetet prapa qëndrimit që kishte, rrjedhimisht kundër ndryshimit të kufijve ose të shkëmbimit të territoreve.

Mobi Casa

Kurse teksa ka folur rreth dialogut Kosovë – Serbi zëdhënësi i Komisionit Evropian (KE), Carlos Martin, ka vlerësuar se në mes të dyja vendeve duhet të bëhet një zgjidhje e përhershme, e cila do të nënkuptonte një zgjidhje realiste dhe të qëndrueshme në pajtueshmëri të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.