RCCOLA

Ndërkombëtarët konfirmojnë mospërzierjen në krijimin e institucioneve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar ka thënë se përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe korri diplomatik nuk do të përzihen në procesin e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të përgjithshme. Edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff bëri të ditur se faktori ndërkombëtar dhe ai personalisht janë duke e vëzhguar situatën nga afër, por se nuk e kanë ndërmend të ndërhyjnë.

Sipas shefit të Zyrës së BE-së, zvarritja e krijimit të institucioneve të reja, nuk paraqet krizë institucionale

Zbogar tha se zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit kanë qenë një proces demokratik dhe se, sipas tij, deri më tani, çdo gjë është duke shkuar në normalitet.

Ai këto komente i bëri në një manifestim për shënimin e “Ditëve të Trashëgimisë Kulturore”, që u mbajt në stacionin e trenit në Prishtinë. Zbogar ndër të tjera tha se skena politike në Kosovë ka dëshmuar deri më tani se mund t’i zgjidh vet problemet, dhe nuk se nuk u nevojitet ndërhyrje nga jashtë.

“Kemi pasur deri me tani një proces demokratik, kemi pasur zgjidhje demokratike. Mendoj se Kosova nuk dëshiron të ketë ndërhyrje. Kosova ka dëshmuar që janë të gatshëm që të krijojnë institucione demokratike”, Tha Zbogar, transmeton lajmi.net.

Edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff bëri të ditur se faktori ndërkombëtar dhe ai personalisht janë duke e vëzhguar situatën nga afër, por se nuk e kanë ndërmend të ndërhyjnë.

Mobi Casa

Ai tha se është normal që të shtyhet formimi i institucioneve më shumë se që nevojitet, duke marr shembuj edhe nga shtetet tjera të Evropës.

“Unë mendoj se nisur nga perspektiva e jonë në Britani të Madhe dhe duke parë shembuj nga vendet rreth Evropës, ato që janë dhe nuk janë brenda BE-së, them se shtyrja e formimit të institucioneve është shumë normale. Pra, nuk mund të themi se kjo paraqet një krizë institucionale”, tha Cliff.

“Zakonisht këto gjëra sqarohen në Gjykatë Kushtetuese, por duke e pasur parasysh që Kosova ka vetëm pak vite si shtet, nuk ka arritur ende të krijojë precedente kushtetuese. Ne nuk do të përfshihemi në këtë proces. Sa i përket Britanisë së Madhe, ne e kemi mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial, por nuk është puna e jonë të themi se kush do të jetë Kryeministër e kush kryetar kuvendi. Këto gjëra i përkasin politikanëve kosovar për t’i zgjedhur”, tha ai.
“Seanca konstituive e planifikuar të mbahet dje, është shtyrë për të enjten e ardhshme, dhe të shohim se çfarë do të ndodh. Ne jemi duke e vëzhguar procesin nga afër, por këto gjëra duhet të zgjidhen nga vendoret”.

Cliff u bëri thirrje të gjitha palëve që të mos i komentojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi që ai është organ i pavarur dhe si i tillë, nuk duhet të shtrohet presion ndaj tij.

“Ne duhet të mbështesim Gjykatën Kushtetuese, është një institucion i pavarur. Mendoj se do të ishte shumë e dëmshme nëse ne fillojmë t’i kontestojmë vendimet e Kushtetueses. Ne e kemi mbështetur këtë gjykatë edhe në të kaluarën. Ka të atillë që nuk u pëlqejnë vendimet e kësaj gjykate dhe kjo por është normale”, tha ambasadori britanik. /Lajmi.net/