UBT

Ndërkombëtarët kërkojnë interpretimin e Kushtetutës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pretendenti për kryeministër i opozitës së bashkuar Ramush Haradinaj, të martën në mbrëmje ka takuar diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në Prishtinë. Aty, pos çështjeve tjera, Haradinaj ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Lideri i AAK-së ka dhënë garanci të fuqishme se do të jetë konstruktiv në këtë dialog, rol që partia e tij e ka luajtur edhe deri më tash.

Pak orë para takimit të Haradinajt me diplomatët, pretendenti për kryeministër i partisë fituese të zgjedhjeve Hashim Thaçi, ka pasur një telefonatë me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të Jashtme Catherine Ashton. Aty Thaçi ka rishfaqur gatishmërinë e tij për ta vazhduar dialogun e lënë në gjysmë me Serbinë.

Uji Dea

Garancitë e të dy pretendentëve për kryeministër për konstruktivitet në dialog dhe disa çështje të tjera i kanë lënë të kënaqur diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në vend. Kësisoj ata kanë kërkuar që për paqartësinë e krijuar rreth asaj se cili nga ta duhet të mandatohet për të krijuar Qeverinë e re, të kërkohet sqarimi i Kushtetutës…(Tribuna).