Uji Dea

Ndërkombëtarët këmbëngulin në themelimin e Speciales

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Autoritetet kosovare kanë pranuar të martën kërkesën e drejtpërdrejtë të faktorit ndërkombëtar që Prishtina zyrtare të mos ndalet në rrugën për ta themeluar Gjykatën Speciale, pavarësisht se javën e shkuar Kuvendi refuzoi ta bënte këtë. Kërkesa i është shtruar kryeministrit Isa Mustafa në Berlin, por edhe presidentes Atifete Jahjaga në Prishtinë.

Pas dështimit të javës së shkuar që amendamenti kushtetues për Specialen të marrë mbështetjen e deputetëve, drejtuesit e Qeverisë dhe ata të Kuvendit janë duke studiuar mënyrën se si ta çojnë çështjen përpara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kanë në tavolinë edhe skenarin për themelimin e Speciales vetëm duke u thirrur në letërkëmbimin Jahjaga-Ashton, por prioritet i kanë dhënë riprocedimit në Kuvend të amendamentit kushtetues.

Eco Higjiena

Shkaku që opozita po e vlerëson këtë si shkelje në procedurë, ekspertët janë duke analizuar nëse për këtë është i nevojshëm një opinion paraprak i Gjykatës Kushtetuese, apo që procesin ta udhëheqë kryeparlamentari Kadri Veseli, si autoritet përfundimtar për ta interpretuar Rregulloren e Kuvendit..

http://koha.net/?id=27&l=64479

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.