Hidromorava

Ndërkombëtarët izolojnë Thaçin

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kohë që i ka ndërprerë udhëtimet e tij jashtë vendit që i pati filluar në fillim të mandatit të tij, me gjasë të aranzhuara gjatë kohës sa ishte në pozitën e shefit të diplomacisë, ministër i Jashtëm.

Asnjë ftesë nuk i pranohet kreut të Republikës.

“Një izolim i tillë nuk do të jetë pasqyrë e mirë për presidentin e Republikës së Kosovës, ngase po tregohet se ato shtete nuk duan të kontaktojnë më një burrështetas të tillë për shumë arsye”, është shprehur analisti Ali Hertica,raporton Gazeta Kosova Sot

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kohë që i ka ndërprerë udhëtimet e tij jashtë vendit që i pati filluar në fillim të mandatit të tij, me gjasë të aranzhuara gjatë kohës sa ishte në pozitën e shefit të diplomacisë, ministër i Jashtëm.

FIDANISHTJA

Burime brenda Presidencës thonë se ka disa dhjetëra kërkesa të presidentit për të bërë vizita jashtë vendit, por që ato po refuzohen. Sidomos pas zhvillimeve të fundit dhe hapjes së temës për transformimin e njëanshëm të FSK-së në ushtri pa pëlqimin e faktorit ndërkombëtar, analistët politikë po e shohin presidentin e Kosovës si një nga figurat më të izoluara nga ndërkombëtarët. Për ta thyer këtë izolim ndërkombëtar, tani po duket se megjithatë presidenti ka filluar që të tërhiqet në mënyrë tinëzare, për shkak të presionit ndërkombëtar, nga insistimi i tij që me çdo kusht FSK-ja të transformohet në ushtri vetëm me ligj dhe pa ndryshimet kushtetuese. Ky taktizim i pamatur i presidentit të vendit, nga analistët konsiderohet se do të jetë një minus i madh që do të mund të faturohet në CV-në e presidentit Thaçi, i cili po provon që, duke shpikur tema të mëdha, të dalë nga izolimi i brendshëm politik në të cilin është futur që nga dita e parë e fillimit të mandatit te presidentit.

Taktizimi me ushtrinë Analisti politik, Ali Hertica thotë se në bazë të informacionit që posedon ai, presidenti i Kosovës po renditet në një nga figurat më të izoluara politike, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë nga faktori ndërkombë- tar, sepse janë dhjetëra vizita të kërkuara e të papranuara nga shtete të caktuara. “Presidentit Thaçi deri me tani i janë anuluar 27 kërkesa për vizita jashtë nga disa vendet të ndryshme për t’u takuar me burrështetas që të lidhin marrëdhënie bilaterale dhe bashkëpunim politik në të gjitha fushat. Një izolim i tillë nuk do të jetë pasqyrë e mirë për presidentin e Republikës së Kosovës, ngase po tregohet se ato shtete nuk duan të kontaktojnë më një burrështetas të tillë për shumë arsye”, është shprehur ai. “Tani, duke parë një situatë jo të mirë të një konsiderate presidenciale të shteteve, Hashim Thaçi ka filluar gradualisht ta ndryshojë kursin e tij politik edhe të qëndrimeve rreth formimit të ushtrisë, duke mos i marrë në pah konsultimet me shtetet mike. Tani, Thaçi del dhe thotë se asnjë shtet nuk është kundër, por duhet të ketë një bashkëpunim se si duhet të jetë një ushtri moderne, se edhe shndërrimi i FSK-së nuk bëhet për një ditë, por gradualisht me vite, ku de fakto tani Thaçi ndryshon qëndrimin e tij të pakthyeshëm siç e deklaronte ai”, tha Ali Hertica.

Ai konsideron se të gjitha këto skandale politike dhe hapa të ngutshëm, pa u konsultuar me faktorin ndërkombë- tar dhe atë të brendshëm, presidentit mund t’i kushtojnë shumë./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.