RCCOLA

Ndërkombëtarët dhe pushteti i tyre në Kosovë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

“Chrisi është me mua”, shkroi Behgjet Pacolli diku katër vjet më parë në një SMS, disa minuta para se Kuvendi ta zgjidhte president të Kosovës. Me “Chris” e mendonte ambasadorin amerikan Christopher Dell.

Gjate seancës së Kuvendit ku votohej për kreun e shtetit, i nominuari për këtë pozitë kishte qenë më shumë i zënë me leximin e mesazheve në telefonin e tij mobil, të cilat, sipas asaj që pati zënë fotokamera, ishin instruksione për sjelljet dhe pritjet gjatë votimit të tensionuar dhe, në momente, shumë të paparashikueshëm, që – siç tregojnë qartë edhe “SMS-të presidencialë” – është përcjellë me pasiguri nga vetë i nominuari.

Një pjesë e SMS-ve – ato më relevantet në lidhje me procesin e votimit për president – shihej se i ishin dërguar Pacollit nga këshilltari i asaj kohe i tij, Essad Puskar, i cili, gjatë seancës së Parlamentit ka qenë në mesin e korit diplomatik, afër ambasadorëve dhe zyrtarëve ndërkombëtarë që ishin prezentë në galerinë e sallës së Kuvendit. Nëpërmjet tij Pacolli komunikonte me Dellin.

Uji Dea

Madje, disa korrespodenca flisnin për ndërhyrje në vullnetin e një pjese të deputetëve të PDK-së që ndonëse ishin në koalicion me partinë e Pacollit nuk e donin atë në majë të pushtetit.

SMS-të qartësojnë copëza të prapaskenës së zgjedhjes së presidentit të vendit, të cilën publiku i Kosovës nuk ka mundur ta shihte në transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv, për faktin e thjeshtë se një pjesë e procesit ishte dirigjuar nga lart./koha/