Fundamenti

Zbulohen shtatoret e Mulla Idriz Gjilanit dhe Agim Ramadani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në qendër të qytetit të Gjilanit janë zbuluar shtatoret e heroit Mulla Idriz Gjilanit, dhe ajo e heroit Agim Ramadani në sheshin që e mban emrin e tij.

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar të ënjtën janë zbuluar në prani të shumë mysafirëve shtatoret e Mulla Idriz Gjilanit dhe Agim Ramadanit.

Zbulimin e shtatoreve e kanë bërë Lutfi Haziri i shoqëruar edhe nga familjarët, pjesëtarë të FSK-së dhe të policisë së Kosovës, si dhe mysafirë të shumtë.

Uji Dea

Më meritori për tërë këtë pamje të bukur që i ka dhënë Gjilanit figura e heroit Agim Ramadani është Muhamet Ajrullahu i cili ka bërë të pamundurën që qendra të marrë një pamje krejt ndryshe, me vendosjen e shtatores së heroit Agim Ramadani.
“Jam i lumtur dhe i emocionuar njëkohësisht, por krenar që arritëm deri në finale. Agim Ramadani është i të gjithëve dhe si i tillë do të mbetet përgjithmonë” tha Ajrullahu.

Edhe, Isa Hajrullahu biri i Mulla Idriz Gjilanit tha se më ën fund është realizuar ëndrra e familjarëve sepse Mulla Idriz Gjilani ishte strateg e patriot i përmasave kombëtare tha ai./rajonipress/