Eko Higjiena

Nderim për Llukman Halilin!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Shoqëria Civile, Shoqata e gazetarëve “Etika” së bashku me mediat Jetapress, Jehona, Perspektiva, Tërnocipress etj, shprehin ngushëllimet e thella për ndarjen nga jeta të gazetarit, publicistit dhe politologut të njohur nga Tërnoci Lukman Halilit.

Llukman Halili, ndjesë pastë shpirti i tij, në botën e amshuar ishte mik dhe dashamirë edhe të mediumeve të pakta që dalin në Luginë të Preshevës, duke qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për zhvillimin dhe promovimin e vlerave, informative dhe kulturore në Luginë të Preshevës dhe më gjerë në shqiptari.

Llukman Halili lindi, në vitin 1958, në fshatin Tërnoc të Madh. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Bujanoc. Fakultetin Shkencave Politike e kreu në Zagreb, ku gjithashtu përfundoi Studimet postdiplomike nga lëmi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe mori titullin Magjistër i Shkencave Politike – Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Në vitin 1983-1985 specializoi për marrëdhënie ndërkombëtare në Institutin e Shkencave Politike në Varshavë nën përkujdesjen e prof. dr. Jozef Kukulka.

Në Universitetin e Zarës në lëmin e Shkencave Humane mbrojti doktoratën me temë “Lëvizja studentore dhe Shqipëria 1990-1992”.

Nga viti 1985 – 1990 ka punuar komentator në Televizionin e Prishtinës – Redaksia e politikës së jashtme, kurse në vitin 1990-1992, punoi korrespondent për Ballkanin i Agjencisë Kroate të Lajmeve – HINA.

Mobi Casa

Në vitin 1994, ka emigruar në Zvicër.

Llukman Halili, vite të tëra ka qenë redaktor e kryeredaktor i shtypit shqiptar në Zvicër, veçmas në gazetat “Bota sot”, “Zëri ditor” etj.

Llukman Halili, është i prezantuar edhe në “Leksikonin e Autorëve Shqiptarë në Zvicër” në vitin 2016, si autor i veprave të botuara: „Unë Ramiz Alia dëshmojë për historinë“, botuar në Prishtinë 1992, “Politika e jashtme e Polonisë 1945-1980” , si bashkautorë në kroatisht në Zagreb, në vitin 2012, “30 vjet në shërbim të kombit“, monografi,si bashkautor, të botuar në Zvicër në Zvicër në vitin 2014.

“Levizja studentore shqiptare, 1990-1991”, Tiranë 2016 dhe librin dhe“Rrëfimi politik për Dr. IBRAHIM RUGOVA”, në kroatisht, në Zagreb në vitin 2017

Për veprimtarinë jetësore të Llukman Halilit, u ndanë shumë mirënjohje nga institucione të larta, duke llogaritur edhe të Komunës së Bujanocit, e cila e nderoi këtë veprimtar me rastin e manifestimit të ditës së komunës nga kryetari Shaip Kamberi.

Duke shprehur ngushëllimet e tona familjes, miqve dhe dashamirëve të shumtë, ndajmë dhimbjen me ta, duke u lutur që shpirti i Llukman Halilit, të prehet në paqe në botën e amshuar!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.