Ndërhyrja ndërkombëtare, goditje e rëndë për Republikën

Kriza institucionale thellohet, lidershipi tregohet i paaftë. Mungon dialogu, ndërmjetësuesit bëhen të pashmangshëm
Çfarëdo interferimi ndërkombëtar në zgjidhjen e kësaj krize, për shkak të pamundësisë së dialogut të brendshëm politik, do të ishte një minus i madh për lidershipin e Kosovës dhe një lloj zbehje e sovranitetit të shtetit
Pamundësia e zgjidhjes së krizës politike nga vetë lidershipi politik i Kosovës, duke u ulur në një tryezë të përbashkët, sipas analistëve politikë, po e bën të pashmangshme ndërhyrjen e fuqishme të faktorit ndërkombëtar.
Kjo ndërhyrje, ndonëse jo e preferueshme për vetë ndërkombëtarët në deklarimet e tyre të deritanishme publike, për analistët politikë po bëhet e domosdoshme. Është një vlerësim unik i të gjithë njohësve të zhvillimeve politike në vend se në një rast të tillë atëherë ky do të ishte një dështim i madh i politikes kosovare dhe kthim mbara në procesin e shtetndërtimit, pasi që kështu do të dëshmohej paaftësia e tyre për të normalizuar funksionimin e shtetit.
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se çfarëdo interferimi ndërkombëtar në zgjidhjen e kësaj krize, për shkak të pamundësisë së dialogut të brendshëm politik, do të ishte një minus i madh i lidershipit të Kosovës dhe një lloj zbehje, për të mos thënë nënçmim i vetë sovranitetit të shtetit të Kosovës./kosova sot/