RCCOLA

Ndërhyrja ndërkombëtare, e dëmshme

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ndërhyrja e mundshme e faktorit ndërkombëtar në nxjerrjen e vendit nga kriza politike në të cilën është futur pas zgjedhjeve të fundit, vlerësohet të jetë e dëmshme për zhvillimet e mëtejme të demokracisë në vend. Sipas njohëseve të rrethanave politike, liderët partiakë duhet të tregojnë pjekuri dhe të dëshmojnë se janë në gjendje të adresojnë dhe t’i zgjidhin vet krizat politike, ashtu siç rëndom ndodh në demokracitë e shëndosha.

Mobi Casa

Deklarata e fundit e dalë nga një diplomant i huaj ishte ajo e ambasadorit britanik në Kosovë Ian Clift, i cili tha se kriza politike që po vazhdon do të prodhoj pasoja negative për imazhin e Kosovës. Një deklaratë e tillë sipas anëtarit të Grupit për Studime Politike, Dren Doli do të duhej të kuptohej si nevojë e Bashkimit Evropian për të parë Kosovën dhe liderët e saj që janë në gjendje të zgjidhin vet krizat, pa ndihmën e askujt…(Tribuna)