RCCOLA

Ndërhyrja e kosovarit shpëton nga vdekja gjermanin e sulmuar

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Një kosovar i guximshëm, me ndërhyrjen e tij e ka penguar sulmuesin që t`i shkaktonte lëndime edhe më të rënda të moshuarit.

Një burrë i moshuar ka pësuar plagë të rënda pas sulmit që ka pësuar në një zonë këmbësorësh në Oberhausen (Landi Nord Rhein Westfalen), të hënën, shkruan tag24.de. Autori (25 vjeç) tashmë ndodhet në mbajtje.

Sulmi që konsiderohet tentim për vrasje ka ndodhur në orën 13:48 të së hënës pasdite, transmeton albinfo.ch. Me këtë rast një gjerman (78 vjeç) është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda nga goditjet në kokë, thuhet në njoftimin e dhënë nga policia të mërkurën.

Uji Dea

Autori gjerman (25), pa adresë të përhershme, e ka goditur viktimën me grushte dhe shqelma. Një kosovar i guximshëm, me ndërhyrjen e tij e ka penguar sulmuesin që t`i shkaktonte lëndime edhe më të rënda të moshuarit, përcjell albinfo.ch.

Viktima ndodhet në spital me plagë të rënda dhe nuk përjashtohet rreziku për jetën.