Fundamenti

Ndërhyn për t`i pajtuar, plagoset kosovari

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sulmuesi është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur padi për kërcënim të rrezikshëm dhe për sulm me qëllim shkaktimin e rrezikut për jetë.

Dy vëllezër bien në konflikt me një biznesmen lidhur me një riparim me gabime që ky i fundit kishte bërë në laptopin e tyre. Njëri prej vëllezërve nxjerr papritmas thikën dhe plagos një kosovar që ndodhej aty, i njohur i biznesmenit. Ai vetëm po provonte t`i qetësonte gjakrat në mes të dy palëve, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në Graz, Austri, kur dy vëllezërit, egjiptianë 20 dhe 21 vjeç kishin shkuar në lokalin e celularëve për tu ankuar për laptopin e tyre të riparuar keq.

Uji Dea

Pronari i lokalit, ishte një turk 27 vjeçar. Pasi që zënka fillon të përshkallëzohet, një i njohur i turkut, kosovar 45 vjeç që ndodhej rastësisht aty, përpiqet të ftohë gjakrat në mes të palëve në konflikt. Por egjiptiani e theri katër herë me thikë burrin 45 vjeçar, duke i shkaktuar prerje në dorën e majtë.

Sulmuesi është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur padi për kërcënim të rrezikshëm dhe për sulm me qëllim shkaktimin e rrezikut për jetë.

Kosovari ka pasur një trajtim ambulator të plagës.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.