Uji Dea

Ndarjet buxhetore, Krasniqi: Diskriminimi më i egër institucional ndaj qytetarëve prej çlirimit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shpërndarja e fondeve nga Qeveria e Kosovës për investimet kapitale të vitit 2024 ka sjellë reagime nga opozita dhe shoqëria civile.

Sipas opozitës ka një shpërndarje disproporcionale të buxhetit për komunat nën administrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa komunat që udhëhiqen nga partitë opozitare në disa raste janë lënë pa asnjë ndarje buxhetore.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi thotë se komunat e Gjilanit, Shtimes, Kamenicës dhe Podujevës, të cilat bashkë përbëjnë 11.6% të popullsisë së Kosovës, kanë marrë një shumë prej 59.5% të buxhetit të dedikuar për investime të reja kapitale.

Ndërkohë, sipas tij pjesa tjetër e popullsisë, që zënë 88.4%, do të përfitojë vetëm 40.5% të fondeve të planifikuara për investime kapitale.

“Ky është diskriminimi më i egër institucional ndaj qytetarëve në historinë e Kosovës, që prej çlirimit të vendit tone”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Eco Higjiena

Krasniqi kërkon një kulturë më të mirë politike bazuar në bashkëpunim dhe jo në revanshizëm dhe vepra shantazhi.

“Kjo qasje e Qeverisë kundër qytetarëve të komunave të cilat nuk i drejton partia në pushtet është shantazh i ulët politik”.

I pari i PDK-së i bëri thirrje edhe ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që të mos përkrahin një ndarje të tillë të buxhetit.

“Unë ftoj edhe deputetët e Vetëvendosjes, krahas atyre të opozitës, që me votën e tyre të mos e vulosin këtë propozim diskriminues të Qeverisë. Është e turpshme dhe e papranueshme të votohet për një buxhet të tillë”, ka deklaruar tutje Krasniqi./Telegrafi/