FITORJA

Ndarja, pa alternativë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Deputetja Shqipe Pantina thotë se nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet partiake të së dielës pasi s’është pajtuar që Albin Kurti të jetë kryetar i lëvizjes “Vetëvendosje”. Ajo thotë se nëse Glauk Konjufca dhe Shpend Ahmeti nuk gjejnë zgjidhje, atëherë nuk e ka përjashtuar mundësinë e formimit të një subjekti të ri politik nga të pakënaqurit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët nuk e përkrahin zgjedhjen e Albin Kurtit për kryetar të partisë, po presin nëse Shpend Ahmeti dhe Glauk Konjufca do të arrijnë të gjejnë zgjidhje për problemet dhe ndasitë që e kanë përfshirë këtë subjekt politik, në të kundërtën nuk e përjashtojnë mundësinë e ndarjes përfundimtare.

Hidromorava

Deputeti Glauk Konjufca dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti janë përzgjedhur nga Kryesia e lëvizjes “Vetëvendosje” për të negociuar ndërmjet dy “grupeve” brenda Lëvizjes pas shpërfaqjes së mospajtimeve të brendshme, shkruan tutje “Zëri”.

Albin Kurti është zgjedhur të dielën kryetar i ri i lëvizjes “Vetëvendosje” me votat e mbi 10 mijë anëtarëve, krahas mbi 31 mijë sa janë gjithsej, përderisa zgjedhjen e tij e kanë bojkotuar të pakënaqurit e lëvizjes “Vetëvendosje” në krye me Visar Ymerin, Dardan Molliqajn, Dardan Sejdiun, Dukagjin Goranin, Shqipe Pantinën, etj

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.