HIDROMORAVA

Ndarja e tokave të Shqipërisë nga Europa, nuk mund të kontribuojnë për Europë të bashkuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga – Isuf B.Bajrami – “Mjerë ai që nuk e kupton, se vetëm Lufta për Liri, e drejton qëllimin e jetës së njeriut.” Abdyl Frashëri Ata që e harrojnë të kaluarën, ajo mund të ju përsëritet! Kujdes, nga mallkimi i historisë! Duke i kënduar Atdheut, pavarësisë dhe lirisë së tij.

Gjergj Fishta e kundërshtonte me forcë ndarjen e tokës shqiptare në pjesë, për t’ua dhënë ato vendeve fqinje! Nuk kishte si të shprehej më me forcë politika agresive e kohës kur u copëtua Shqipëria, që filloi në vitin 1878 dhe vazhdoi me ashpërsi dhe në mënyrë vendimtare në vitin 1913.

Fishta u bën thirrje të fortë fuqive të mëdha të Europës, që ishin krejt mosmirënjohëse ndaj vendit tonë, edhe pse e ndihmuam aqë shumë Europën në kohët më të vështirë të saj! Fishta, duke e analizua me hollësi gjendjen reale, shpërthen me forcë të madhe dhe drejtpërsëdrejti, kur thotë: Uh! Europë, t`i kurva e motit, që i rae mohit besës së Zotit, po, a ky a‘ shenji i qytetnisë: me da tokën e Shqipnisë, për me mbajtë klyshët e Rusisë? Negociatat e Shqipërisë për në BE duhet të jenë korrekte.

UBT

Shqipëria e copëtuar në Europë të bashkuar, nuk është korrekte dhe e drejtë! Së pari duhet të jetë Shqipëria e bashkuar, pastaj në Europë të bashkuar, kjo është më e drejtë absolute.

Vendi i Lekës 17.02.2025