Uji Dea

Ndarja e PAN-it, për beneficione në Parlament

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Analistët politikë vlerësojnë se ndarja e subjekteve përbërëse të PAN-it në grupe të veçanta parlamentare është bërë me qëllim që të marrin më shumë privilegje, rrjedhimisht më shumë anëtarë në komisione, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Partitë e koalicionit PAN pritet të funksionojnë të ndara tash pas konstituimit të institucioneve.

Nisma për Kosovën tashmë ka bërë të ditur se do të veprojë si grup i vetëm parlamentar, ndërkohë që edhe AAK-ja pritet ta bëjë të njëjtën gjë.

Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e këtyre subjekteve janë shprehur të bindur se një ndarje e tillë nuk do të paraqesë problem në lidhjet e koalicionit. Madje, sipas tyre, ky veprim as nuk e lëkund e as nuk e zbeh bashkëpunimin me partnerët brenda PAN-it, shkruan tutje “Zëri”.

FIDANISHTJA

Nga ana tjetër, njohësit e legjislativit konsiderojnë se ndarja e subjekteve përbërëse të PAN-it në grupe të veçanta parlamentare është bërë me qëllim që të përfitojnë sa më shumë pozita.

Kjo ngase, siç thonë ata, si grupe të ndara partitë arrijnë të marrin më shumë privilegje, rrjedhimisht më shumë anëtarë nëpër komisionet parlamentare.

Megjithëkëtë, meqë këto subjekte janë ndarë pas konstituimit të Kuvendit nuk do ta gëzojnë të drejtën të kenë nënkryetarë të Kuvendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.