Ndarja e Kosovës dhe bashkimi kombëtar?
Nga Dardan Islami – Iskenimet dhe skenaret ne Maqedoni u dekonspiruan javeve qe lame pas, ashtu edhe siq mendohej. Nje grup i armatosur u shfaq ne Maqedoni me amblema te UCK dhe nuk vonuan reagimet nga ministria e jashtme ruse, duke thurrur teori te ndryshme, duke fajsuar shqiptaret e Kosoves se ata po kerkojne nje “Shqiperi te madhe”.
Ministria e jashtme Shqiptare u pergjegj duke e thirr ambasadorin rus ne Tirane te cilit i perkujtuan se Shqiperia eshte antare e NATO-s dhe se akuzat e tilla nga pala ruse nuk i ndihmojne stabilitetit ne rajon. Eshte e vertet se keta djem jane vterane te luftes ne Maqedoni, pra disa mund te jane edhe shtetas Kosovare, te cilet kane cdo te drejte per tu revoltuar, tash kur skena politike ne ate vend eshte e kriminalizuar dhe se merveshja e Ohrit nuk eshte permbushur as perafersisht.
Qellimi i tyre eshte i drejte dhe i arsyeshem, por loja me zjarr mund te jete shume e demshme ne keto kohra te trazuara kur shihet qarte se destabilizimi me se shumti i konvenon rusise dhe aletave te saj. Tani kur garra globale per armatim ka marr hov, ku edhe Turqia antare e Natos blen raketa mbrojtese nga Kina, gjersa Greqia poashtu antare e Natos blen armatim nga Rusia e cila njekosisht i shet armatim edhe Iranit duke e bere Izraelin nervoz tej mase, jane deshmi se kjo gare globale e armatimit po e sjell globin dita dites nje hap para nje lufte globale.
Lufta per ne ende mbetet opsion i fundit, dhe para se ti kapim armet duhet ti japim edhe nja shance paqes ne Maqedoni, me shprese se popujt qe jetojne atje perfundimisht do te vehtedisohen, duke i nderruar perfaqsuesit e tyre politik, dhe duke e hapur nje kapitull te ri mes mardhenieve nderetnike, ku shumica duhet respektuar te drejtat e pakicave, sepse askush me mire se Maqedonasit nuk e din se cka eshte bllokada ne procesin e integrimeve si pasoje e inateve te Greqise. Shqiptaret shpesh here jane gjetur ne anen e gabuar te historise, por kete here fatmirsisht jemi ne anen e drejte, dhe se asesi nuk duhet lejuar qe elemente te jashtme te na kthejne ne anen e gabuar.
Dhe nese duhet luftuar per ti mbrojte te drejtat dhe shtepite tona ne do ti mberrojme me cdo kusht, por se avanturat te cilat mund te rezultojne me ndarjen e Kosoves ku humbim veriun pa kembim me luginen e Presheves, dhe pa territore te plota te banuara me shqiptare ne Maqedoni, duke mos e harruar rezikun nga humbja e territoreve ne jug te Shqiperise, eshte nje tregues i qarte se tash per tash lufta gjithsesi mbetet opcin i fundit.


