Mobi Casa

Ndan “Kulaçin” me jaraninë

/ 2 minuta lexim

Prishtinë- Këto ditë, Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka publikuar rezultatin e konkursit për sektorin joqeveritar, në vlerë prej rreth një milion e pesëqind mijë dinarë.

Nga 24 shoqata, të cilat konkurruan për projekte në Trupin Koordinues, vetëm katër sish, arritën të marrin nga një copë nga kulaçi financiar i këtij institucioni të lartë shtetëror.

Shoqatat përfituese të këtyre grandeve janë në lidhje familjare me pushtetin lokal dhe Trupin Koordinues. Për t’i rënë në gjurmë këtyre lidhjeve nuk lypset filozofi e madhe.

Hulumtone biografinë e Qendrës për Demokraci dhe zhvillim të jugut të Serbisë, shoqatë kjo e cila që nga themelimi i Trupit Koordinues ka marrë fonde dhe në një farë mënyre është familjarizuar me këtë institucion. Pastaj shoqata humanitare “Horizonti”, gjatë festave të bajramit ndanë mish kurbani, ndërsa përmes këtij institucioni promovon multietnicitetin kulturor në këtë rajon. Të këtij lloji janë edhe dy shoqata të tjera: Qendra Humanitare Rome dhe INEP nga Presheva, te cilat u nderuan nga ky konkurs i Trupit Koordinues.

Fidanishtja

Komisioni për vlerësimin e propozim – projekteve, i përbërë nga Trupi Koordinues dhe pushtetet lokale, për kriterium nuk kanë shërbyer profesionalizmin, por lidhjen familjare të këtij institucioni dhe pushtetit lokal.

Po të ishin përfillur një grimë kriteriumet, këto shoqata kurrë nuk do të kishin kaluar pragun e fitimit të konkursit, ngase programi i tyre është më tepër humanitar e politik se sa kulturor e arsimor.
Të pyetur konsultantët e Trupit Koordinues: pse nuk kanë kaluar në këtë konkurs disa shoqata, të cilat e kanë dëshmuar veten me profesionalizëm e që janë nga Lugina e jo nga Vraja e Leskoci, përgjigja është e thjesht: për shkak gabimeve teknike!

Sa për informim, Trupi Koordinues, këto projekte i ka ndarë, në përbërjen e re. Selia e këtij institucioni gjendet në Bujanoc, një kat për sipër pushtetit lokal. Ky institucion është formuar për komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, a ndanë fonde për organizatat joqeveritare nga Leskoci. S’do koment!

Autori Ramadan Bektashi është publicist nga Kosova Lindore, që jeton dhe vepron në Prishtinë, njëkohësisht veprimtar i shquar i çështjes kombëtare.