UBT

Ndalohet për kontrabandim të mallrave, sekuestrohen vetura dhe malli

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Në fshatin Novosellë, të Kamenicës njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas i huaj dhe një pasagjer shtetas i huaj të cilët dyshohet se kanë hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale dhe në veturë kishin mall të kontrabanduar.

Mobi Casa

Me vendim të prokurorit malli dhe vetura janë sekuestruar dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme. Rasti në procedurë hetimore njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/