Mobi Casa

Ndalohet një person për vrasje të rëndë në tentativë

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ndaluar të dyshuarin B.M., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Ekziston dyshimi i bazuar se, gjatë ditës së sotme, përkatësisht më 28 mars 2020, rreth orës 13h, në fshatin Verbovc, komuna e Kllokotit, i dyshuari B.M., i nacionalitetit serb, për shkak të një mosmarrëveshje paraprake, ka tentuar që t’a privonte nga jeta, të dëmtuarin Z.J., i nacionalitetit serb – zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare, në atë mënyrë që me armë zjarri ka shtënë dy herë në drejtim të tij, me ç’rast i njëjti ka marrë dy plagë, për të cilat është dërguar për ndihmë mjekësore në QKUK, në Prishtinë.

Eco Higjiena

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.