FIDANISHTJA

Ndalohet një person për kontrabandë me migrantë dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin K.SH., në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Ekziston dyshimi i bazuar që, më 19 tetor 2019, rreth orës 21:50 minuta, në Pikën Kufitare “Dheu i Bardhë”, i dyshuari K.SH., me qëllim të përfitimit pasuror, ka tentuar të kryente kontrabandë me migrantë, në atë mënyrë që i dëmtuari R.O., paraprakisht kishte kontaktuar me të dyshuarin, i cili i kishte premtuar se do t’ia organizonte udhëtimin dhe do ta dërgonte në shtetet perëndimore, përkatësisht në Belgjikë, pasi që nuk posedonte dokumente valide për këtë udhëtim, ku për të gjitha këto shërbime, i njëjti duhej të paguante shumën prej 3.500 euro, pasi që të arrinte në Belgjikë.

ARKATANA

Gjithashtu, i dyshuari K.SH., pa autorizim ka poseduar substanca narkotike, ashtu që me rastin e kontrollimit nga ana e zyrtarëve doganor, në veturën e tij janë gjetur 3.6 gram substancë narkotike, e llojit “Kakainë”.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të vendosë mbi masën e sigurisë së të pandehurit, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.