Hidromorava

Ndalohet një person për keqpërdorim të besimit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas zhvillimit të veprimeve hetimore, ka ndaluar të dyshuarin L.V., punëtor në ndërmarrjen “Viva Fresh Store”, në njësinë nr. 2 në Gjilan.

Ekziston dyshimi se i njëjti, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ekonomike dhe duke keqpërdorur besimin e kompanisë, e ka dëmtuar kompaninë në vlerë financiare mbi 20,871.24 €.

Me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Eco Higjiena

I dyshuari L.V., me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit.

Sipas burimeve tona i dyshuari është Lulzim Veseli./rajonipress/