RCCOLA

Ndalohet një person për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, në Gjilan, pas hetimeve të zhvilluara, ka ndaluar të dyshuarin J.M., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dyshohet se, i dyshuari J.S., si pronar i kompanisë “Tribune”, SH.P.K., Prishtinë, përmes prezantimit të dokumentacionit të rremë, ka arritur që të shpallet fitues në një tender për renovim dhe meremetim të objekteve spitalore, në Spitalin Regjional në Gjilan.

Fidanishtja

Me këto veprime, i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/