FIDANISHTJA

Ndalohet një person për dhunim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë ditës së djeshme është njoftuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, për një rast dhunimi, i cili ka ndodhë në komunën e Vitisë.

Ekziston dyshimi i bazuar se në fund të muajit shtator 2018, i dyshuari XH.I., e ka ngacmuar dhe shfrytëzuar seksualisht të dëmtuarën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeçare – bashkëshorten e djalit të tij, në atë mënyrë që me forcë dhe pa pëlqimin e saj, e detyron të kryejë marrëdhënie seksuale, në shtëpinë e tyre.

Dyshohet që, i njëjti këto veprime i ka ndërmarrë duke shfrytëzuar mungesën e anëtarëve tjerë të familjes, duke përfshirë edhe mungesën e bashkëshortit të të dëmtuarës.

Mobi Casa

Prokuroria Themelore në Gjilan, menjëherë pas njoftimit të këtij rasti, ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendimin mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Lidhur me këtë çështje, Prokuroria ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Gjilan, do të ushtrojë kërkesën për caktimin e paraburgimit, si dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e tjera hetimore për ndriçimin e këtij rasti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.