UBT

Ndalohet një person për dhunë në familje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, gjatë ditës së djeshme ka ndaluar të dyshuarin B.A., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor”.

Ekziston dyshimi i bazuar se, më 19 dhjetor 2018, rreth mesnatës, në komunën e Gjilanit, i dyshuari B.A., për shkak të një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij A.A, janë përleshur, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit, në atë mënyrë që derisa bashkëshortja e tij ishte duke fjetur, i dyshuari ia kontrollon telefonin dhe në momentin kur e njëjta e vëren fillon fjalosja mes tyre, me ç’rast i dyshuari e gjuan të njëjtën me telefon, e kap për flokë dhe e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

E dyshuara A.A, në shenjë revolte, dyshohet që me një dru e ka goditur në krah bashkëshortin e saj, pastaj e ka gjuajtur me djep të fëmijëve duke e lënduar në dorë.

Mobi Casa

Të dyshuarit, si pasojë e goditjeve, kanë pësuar lëndime të dukshme trupore, të cilat edhe janë evidentuar në raportet mjekësore.

Ndaj të dyshuarve është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa për të dyshuarin B.A., është ushtruar edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, me qëllim që të parandalohet përsëritja e veprave penale dhe të sigurohet zbatim i suksesshëm i procedurës penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.