Fundamenti

Ndalohet Nexhat Halimi, sulmoi Ahmet Dakun

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka nxjerrë aktvendim mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orëve, ndaj të dyshuarit Nexhat Halimi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Dyshohet që gjatë ditës së sotme, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Gjilan, i dyshuari e ka sulmuar personin zyrtar, të dëmtuarin Ahmet Daku, Inspektor i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në atë mënyrë që pa paralajmërim hyn në zyrën e tij dhe kërkon arsyet për refuzimin të kërkesës për statusin e veteranit të UÇK-së, për të cilën i dëmtuari i shpjegon se nuk është kompetent dhe në atë moment i dyshuari fillimisht e ofendon dhe kërcënon me fjalë, pastaj e godet me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Eco Higjiena

Prokuroria ka nxjerrë aktvendimin mbi fillimin e hetimit dhe ka ushtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente në Gjilan, pasi që duke pasur parasysh peshën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, masat e tjera do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.