UBT

Ndalohet Lavdrim Kastrati i dyshuar për fajde

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin Lavdrim Kastrati, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se është përfshirë në veprën penale “Fajdeja”.

Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari Lavdrim Kastrati, ka dhënë para me fajde, në vlerë prej 75.000,00 euro, me qëllim që pastaj t’i kërkonte me kamatë prej 30% nga i dëmtuari E.I., me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 97.500,00 euro.

Me kërkesë të prokurorisë dhe aprovim të gjykatës, nga policia është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollës janë gjetur disa shënime në formë të marrëveshjes lidhur me kthimin e borxhit dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me çështjet inkriminuese.

RCCOLA

Me këto veprime, dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur dhe prokuroria brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan./rajonipress/