FITORJA

Ndalohet i dyshuari që vuri në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”. Ekziston dyshimi i bazuar se, më 24 gusht 2019, tek piceria “Grill Mouse”, në Gjilan, i dyshuari M.A., si pronar i saj, ka vënë në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor, me ç’rast nga konsumimi i tyre disa klientëve iu janë paraqitur probleme shëndetësore, për të cilat janë detyruar të kërkojnë tretman mjekësor, ndërsa një numër i tyre janë ndaluar në spital për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Bazuar në analizat laboratorike, të cilat iu janë bërë mostrave të marra nga pacientët, dyshohet se helmimi i tyre ka ndodhur si pasojë e konsumimit të “Salmonela Enteriditis”, e cila kryesisht gjendet në salca të ndryshme dhe ushqime tjera, nga i cili janë helmuar rreth 22 persona.

Fundamenti

I dyshuari M.A., gjendet nën masën e ndalimit, që nga data 29 gusht 2019, ndërsa sot, brenda afatit ligjor, prokurori kujdestar ndaj tij do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan thuhet në njoftimin e Prokurorisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.