ARKATANA

Ndalohet i dyshuari që aksidentalisht plagosi me armë shokun e tij

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot, rreth orës 17:30 minuta është njoftuar për një rast, i cili ka ndodhur në komunën e Kamenicës, në të cilin i dyshuari M.E., aksidentalisht ka plagosur me armë shokun e tij.

Ekziston dyshimi i bazuar, se më 21 janar 2019, rreth orës 15:35 minuta, në rrugën e fshatit Bllatë, komuna e Kamenicës, i dyshuari M.E. (1995), nga pakujdesia ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që derisa kishte qenë në veturë me shokun e tij, të dëmtuarin Q.S. (1999), duke provuar revolen e llojit ‘’Ekol’’, aksidentalisht ka shtënë brenda veturës, me ç’rast edhe e ka plagosur të dëmtuarin, i cili për shkak të lëndimeve trupore është dërguar për tretman mjekësor, në Spitalin Regjional në Gjilan dhe është jashtë rrezikut për jetë.

ARKATANA

Gjithashtu, i njëjti pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajtë në pronësi armë zjarri, e cila edhe është sekuestruar nga policia.

Prokuroria menjëherë pas njoftimit me rastin, ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ nga neni 365 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.