ARKATANA

Ndalohet i dyshuari, kishte bërë ndërhyrje në datën e skadimit të dokumentit të lëshuar nga një shtet i huaj

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka bërë ndërhyrje në datën e skadimit në dokumentin e lëshuar nga një shtet i huaj.

Mobi Casa

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa dokumenti është sekuestruar për ekzaminim të mëtutjeshëm njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/