ARKATANA

“Ndalohet hyrja për të huajt”, një urdhëresë që të kujton nazizmin

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Fjalia e përmendur është shkruar në gjuhën arabe, perse, shqipe, boshnjake etj.

Disponimi i një pjese të gjermanëve, sidomos i atyre të zonës lindore të vendit (ish DDR) kundër të huajve përballë fluksit të madh të refugjatëve, është gjë tashmë e njohur. Por, pronari i një shitoreje të armëve dhe gjesendeve tjera ushtarake në Dresden duket se ka shkuar tepër larg.

Ai, duke dashur t`i mbajë sa më larg të huajt nga dyqani i tij, ka vendosur një mbishkrim ku ka shkruar (pikërisht në gjuhët e këtyre të huajve!): “Ndalohet hyrja për njerëzit pa pasaportë gjermane».

Me këtë rast ai ka «respektuar» edhe radhitjen e gjuhëve sipas numrit të refugjatëve në Gjermani që flasin ato gjuhë. Kështu, fjalia e përmendur është shkruar në gjuhën arabe, perse, shqipe, boshnjake etj., transmeton albinfo.ch shkrimet e medieve gjermane.

«Këto fjalë tingëllojnë si në vitin 1933, në kohën e nazistëve. Ky është racizëm», shfryen Claus Dethleff nga rrjeti Pro-Asyl.

FIDANISHTJA

Gazeta Bild e cila ka shkruar për këtë rast, e ka pyetur pronarin Bert Stötzer për arsyen e një veprimi të tillë.

«Unë nuk mund të merrem vesh me njerëz si këta. Disa prej tyre, thjesht kanë hyrë mbrapa banakut dhe kanë marrë nëpër duar gjësende si thikat. Unë doja t`u thoja se nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë por ata nuk më kuptonin», thotë ai. Prandaj me ndalesën e bërë me shkrim ai ka dashur të evitojë situatat e tilla.

«Unë bart përgjegjësinë për atë që shes këtu. Sepse armët e mia mund ta lëndojnë dikë. Por unë nuk jam racist. Tash po e shohin këtë sikur t`ua kishim ngjitur nga një yll të verdhë njerëzve në gjoks këtyrev njerëzve (asociim me yllin që u vihej hebrenjve në kohën e nazizmit.).

Megjithatë veprimi i tij duket se nuk do të kalojë pa u trajtuar nga drejtësia, transmeton albinfo.ch. Eksperti i të drejtës administrative Robert Uhlemann thotë se ndalimi i bëerë është shkelje e ligjit që garanton trajtimin e barabartë: «Tregtari i armëve nuk guxon t`ia ndalojë hyjen askujt duke marrë për bazë prejardhjen. Ai që nuk lejohet të hyjë, ka të drejtë ta padisë atë».

Ndërsa eksperti i të drejtës penale Prof.Dr. Endrik Wilhelm e plotëson: «Ky tekst mund të lexohet sikur ai i njohuri nga koha e nazizmit: `Mos u shisni hebenjve`, por pronari i shitores nuk mund të ketë konsekuenca juridike»./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.