Fundamenti

Ndalohen tre persona për shantazh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar tre persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Shantazhi”.

Ekziston dyshimi i bazuar që të dyshuarit M.K. dhe F.K., gjatë muajit nëntor 2018, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë shantazhuar të dëmtuarin E.E., në atë mënyrë që nga ai kërkojnë 5.000 euro, ose në të kundërtën do t’ia publikonin një video incizim, me të cilin do të dëmtohej nderi dhe autoriteti i tij, pasi që e dyshuara kishte shkuar në ordinancën e të dëmtuarit, kinse për tu kontrolluar, pastaj i’u ishte afruar duke e prekur në pjesë të ndryshme të trupit.

Me këto veprime kanë kryer veprën penale “Shantazhi”.

KKVITI

Ndërsa, i dyshuari B.K., me dashje u ka ofruar ndihmë në kryerjen e veprës penale të dyshuarve të sipërshënuar, duke i’u ofruar automjetin dhe telefonin e tij, me ç’ rast për këto shërbime kishte marrë 100 euro.

Në këtë mënyrë i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Shantazhi”.

Për këtë çështje, ndaj tre të dyshuarve është ushtruar kërkesa për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.