Ndalohen pesë persona për rrëmbim, në mesin e tyre dy zyrtarë policorë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar pesë (5) persona, tani të pandehurit V.K., B.N., M.I., F.S., dhe V.K. në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi. Dyshohet se rasti ka ndodhur në fshatin Stanishor Komuna e Novobërdës, ku të pandehurit më 16 Shkurt 2021, me qëllim të përfitimit material, kanë rrëmbyer dy shtetas të Maqedonisë, të cilët i kanë mbajtur në një villë në vendin e lartcekur. Kush janë policët e arrestuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë këto veprime në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, pasi që në mesin e të pandehurve janë dy zyrtarë policorë.

Dyshohet se rasti ka ndodhur në fshatin Stanishor Komuna e Novobërdës, ku të pandehurit më 16 Shkurt 2021, me qëllim të përfitimit material, kanë rrëmbyer dy shtetas të Maqedonisë, të cilët i kanë mbajtur në një villë në vendin e lartcekur.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të pandehurve do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit.

Komunikata e Policisë së Gjilanit

Mobi Casa

Arrestohen pesë persona të dyshuar për “Rrëmbim në bashkë kryerje.
Sot me 17 shkurt 2021 në orët e hershme të mëngjesit, Ankuesi shtetas i Maqedonisë së Veriut nga Kumanova ka raportuar policinë e Kosovës në Gjilan se një person I panjohur I kishte dërguar video ne telefon të dy viktimave, (njëri nga viktimat vëlla i ankuesit) po ashtu shtetas të Maqedonisë së Veriut se ato po i mbanin ne një objekt e ku shiheshin te lidhur dhe po ashtu aty shihej edhe një femër.

Pas pranimit të informatave të besueshme dhe kredibile dhe analizimit nga njësitet e hetimeve Rajonale dhe stacionit Policor në Gjilan, me autorizim të prokurorit të shtetit janë ndërmarr veprime konkrete duke lokalizuar ambientin përkatësisht objektin ku dyshohej se ishin viktimat dhe te dyshuarit.

Në fshatin Stanishor komuna Novobërda janë hasur dhe arrestuar pesë (5) të dyshimtë.
(Njëra nga ta Femër M.I. 1990 Prishtinë), ndërsa 2 prej tyre pjesëtar te Policisë së Kosovës, (V. K. (1978) dhe B.N.(1991) pjesëtar i policisë së Kosovës ), i dyshimte tjetër F. S. Me banim në Drenasi (1991), V. K. (.1989) .
Me këtë rast si prova materiale janë gjete dhe konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës:
• dy (3) armë (revole) nga të cilat (2) revole zyrtare.
• Dy palë pranga të plastikës
• Dy vetura pronë e të dyshimtëve
• Dhe prova të tjera materiale.
Viktimat kane qene te lidhur me pranga plastike por se te njëjtit kane qene ne gjendje te mirë shëndetësore, pasi që dy nga të arrestuarit janë identifikuar si pjesëtar të policisë së Kosovës menjëherë është njoftuar dhe ka arritur ne vend ngjarje edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën emergjente në Gjilan.
Dy nga të dyshimtit pjesëtar të Policisë së Kosovës janë suspenduar për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës, njësia e hetimeve Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorit të shtetit për veprën penale “Rrëmbim në bashkë kryerje thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit.

Sipas burimeve tona të besueshme pjesëtarët e policisë të arrestuar në këtë rast janë Visar Kërqeli dhe Valon Kiqina./rajonipress/