ARKATANA

Ndalohen dy të dyshuar nga Serbia, po kontrabandonin mallra pa dokumentacionin e duhur

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në fshatin Pogragjë, të Gjilanit njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari shtetas i Serbisë, ku po ashtu ndodhej edhe pasagjeri i dyshuari tjetër shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur mallra komerciale (kompresor për traktor, 9-copë llustera, 1-frigorifer, e pajisje hidrauliku) të cilat po transportoheshin pa dokumentacionin e duhur me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor.

ARKATANA

Në konsultim me prokurorin, malli është dërguar në terminal doganor për procedurë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/