Hidromorava

Ndalohen barnat pa fletëudhëzime në gjuhët zyrtare të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prishtinë – Vendimi për ndalimin e importit të barnave, të cilat nuk kanë fletudhëzime në gjuhët zyrtare të Kosovës ka shkaktuar kaos në tregun e barnave.

Ky vendim rezultuar me mungesën e disa llojeve të barnave në treg për shkak se Inspektorati Farmaceutik ka urdhëruar që ata distributorë që nuk kanë fletudhëzime në gjuhën shqipe t’i mbajnë barnat e tyre në nëpër depo.

RCCOLA

Farmacistët ndonëse nuk pranojnë të flasin para kamerës për këtë çështje pranojnë se ka mungesë të disa llojeve të barnave, si për shembull, të barnave për sëmundjen e epilepsisë “Tegretoll” dhe “Elicea”, të cilat tash për tash nuk gjenden nëpër barnatoret e Kosovës.

Kryeinspektorja e Inspektoratit Farmaceutik, Remzie Thaçi, i ka thënë KTV se ky vendim është duke u zbatuar që nga vendosja e inspektorëve në pikat doganore.