Ndalni dorën vëllezër shqiptarë
Ndalni dorën, vëllezër shqiptarë, E mos luani n’ dasma me zjarr! Po shkojnë n’ dasma te miqësia – Pushkën n’ krah , n’ brez dy alltia !…Si n’ qytet, ashtu në fshat – Shpeshherë marrin automat !… Shpeshherë n’ dasma bien viktima –
Ku na mbesin fëmijë jetima !…
Me sandekë bartin fishekë –
Fëmijëve n’ shpi s’ iu blejnë as brekë !
Pushkën n’ krah e alltinë n’ kukë –
Fëmijët zbathë, shpija pa bukë !…
Nuk janë dasmat e shqiptarisë –
Poligone të shenjëtarisë !
Dasmat tona nëpër konake –
Nuk janë fronte luftarake !
Dasmat janë ahengje t’ gëzimit –
Jo, arena të trishtimit !
Dasmat janë aheng tradite –
Jo, arenë për skenë tragjike !
Dasmat janë për argëtim –
Jo , arenë për armatim !
Janë gazmende tradicionale –
Jo, arena për rafale !
Dasma është gëzim familjarë –
Nuk është poligon për zjarr !
Dasma është gazmend i nuses –
E nuk është ndo ‘i front i luftës !
Dasma është gazmend i dhëndrit –
E nuk është fushatë e zjarrit !
Kurorëzim i dashurisë –
Jo, arenë e tragjedisë !
Dasmat n’ oda e n’ lokale –
Nuk janë front me zbrazë rafale !
N’ dasma ka torte e tullumba –
Nuk është vend për të zbrazë plumba !
Dasma e festa kombëtare –
Nuk janë vend për fishek zjarre !
Mos harxhoni për fishekë pare –
Por , ju blini fëmijëve idare !
Mos harxhoni pare n’ kalibra –
Por, ju blini fëmijëve libra !
Leni ma armët mizore –
Blijuni fëmijëve lapsa e fletore !
N’ vend të armëve për taksirate –
Jepuni fëmijëve edukatën !
N’ dasma blini dhuratë për miqtë –
Plumbat ruani për armiqtë !
Gjilan, më 17.08.2014. Demir Krasniqi


