UBT

Ndalimi i veturave, tollovi në komunikacion

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që prej sot nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të ndalohet hyrja e veturave në qendër të Prishtinës me qëllim të uljes së shkallës alarmante të ndotjes në kryeqytet, porse nuk ka bërë ndonjë zgjidhje për parkingje të automjeteve, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Për shkak të këtij vendimi pritet të shkaktohet tollovi në rrugët e kryeqytetit.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, në një konferencë të mbajtur dje për medie ka thënë se që nga dita e sotme do të ndalohet qarkullimi i automjeteve që vijnë nga vendet e tjera në Prishtinë.

Sipas Pacollit, ndalimi i veturave ishte një rast emergjent dhe se nuk është paraparë sigurimi i parkingut për vetura.

UBT

Ndërsa sipas drejtorit të Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi, parkingjet publike dhe private nuk janë të bllokuara.

Në lidhje me këtë vendim Policia e Kosovës ka thënë se do të ndërmarrë veprime konform autorizimeve, shkruan tutje ‘Zëri’.

Për më shumë, në lidhje me ndotjen e ajrit dje është mbledhur edhe Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në të cilën është marrë edhe vendimi që gjatë ditës së sotme të mbahet seancë e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet rreth ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Po ashtu edhe në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural u bisedua për ajrin e ndotur në Prishtinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.