Uji Dea

Ndalimi i ri-qarkullimit të kartëmonedhës 500 euroshe dhe i dinarit serb, BQK publikon sqarime shtesë

/ 5 minuta lexim

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar dokumentin “Pyetjet dhe Përgjigjet më të Shpeshta mbi Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme”, si sqarime shtesë pas aprovimit të Rregullores për Operacionet me Paratë e Gatshme” ku ndalohet ri-qarkullimi i kartëmonedhës 500 euroshe dhe qarkullimi i dinarit serb.

Rregullorja më konkretisht dhe përveç tjerash, adreson çështjet në vijim: procedurat e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara; kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara; standardet minimale për kontrollin e përshtatshmërisë dhe ri-qarkullimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro; standardet për paketimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro për depozitim në BQK.

Atletico Madridi i hakmerret Real Madridit për humbjen në Superkupë, eliminon mbretërit…“Dënimi më i pakët, largimi nga Liga Premier” – ish këshilltari i Man Cityt paralajmëro…I veshur me tuta sportive në vlerë 2000 euro, Cristiano Ronaldo tregon se ka shtuar një…Pse po e sulmojnë njëra-tjetrën dhe nuk po i ndërprejnë marrëdhëniet Irani dhe PakistaniGjashtë lojtarët që Arteta nuk i do më te Arsenali – në shitje për përforcimet e …

Po ashtu, adreson kushtet për transaksionet e pagesave me para të gatshme, rregullat dhe detyrimet për importin dhe eksportin e kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera prej dhe në Republikën e Kosovës dhe procedurat dhe detyrimet për ofruesit e shërbimeve të depozitimit apo tërheqjes së parave të gatshme përmes makinerive që përdoren nga klienti.

Kjo Rregullore është miratuar nga Bordi i BQK-së më 27 dhjetor 2023 dhe hynë në fuqi më 1 shkurt 2024.

Çka nënkupton ndalimi i ri-qarkullimit të kartëmonedhës 500 euro?

Duke filluar nga data 1 shkurt 2024, të gjitha institucionet financiare bankare dhe jo-bankare janë të obliguara që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës 500 euro tek klientët e tyre. Kjo nuk nënkupton ndalimin e qarkullimit të saj ndërmjet palëve si mjet i ligjshëm i pagesës. Kur e njëjta deponohet nga klientët, e njëjta nuk rikthehet më në qarkullim nga institucionet financiare.

Gjithashtu, klientët mund ta konvertojnë në institucionet financiare kartëmonedhën 500 euro në denominime më të vogla sikurse janë 200 euro, 100 euro, 50 euro, 20 euro, 10 euro, 5 euro dhe të tjera.

Cila është valuta e vlefshme për pagesa dhe a lejohet përdorimi i valutave tjera?

Valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar te pagesave (SNP/KIPS) në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është autoriteti i vetëm monetar në Republikën e Kosovës që mund të vendosë për valutën e vlefshme për kryerjen e pagesave dhe denominimet përkatëse.

Fidanishtja

Valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor.

Këmbimet valutore mund të kryhen në Republikën e Kosovës vetëm përmes institucioneve të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që ofrojnë këtë shërbim, për të gjitha valutat pa përjashtim nga aspekti rregullativ.

A mund të përdoren si mjet pagese valutat tjera jo-euro?

Valutë e vlefshme për pagesë si mjet pagese i ligjshëm është vetëm Euro.

Valutat tjera jo euro mund të përdoren si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor, pa kufizim.

Megjithatë, subjekt i kësaj Rregulloreje nuk janë aspektet e transaksioneve vullnetare ndërmjet palëve dhe rreziqet që bartin transaksionet e tilla janë përgjegjësi e palëve të përfshira në to.

Në llogaritë e hapura në Euro në banke komerciale, a mund të pranohen transfere nga valutat tjera jo-euro të dërguara nga një shtet tjetër?

Rregullorja nuk ka vendosur asnjë kufizim sa i përket transferit ndërkombëtar të mjeteve në llogari. Prandaj, transferi në çfarëdo valute që niset nga vendi huaj, mund të pranohet dhe konvertohet në euro në vlerë ekuivalente me kursin përkatës, sipas procedurave të vet bankës së klientit.

Si bëhet trajtimi dhe tërheqja nga qarkullimi i kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara nga institucionet financiare?

Institucionet financiare obligohen të parandalojnë futjen në qarkullim dhe në sistemin financiar të parave të falsifikuara apo të dyshuara, përmes identifikimit, konfiskimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe valutat tjera të pranuara nga palët, të cilat ata i dinë ose kanë arsye të mjaftueshme të besojnë që janë të falsifikuara.

Institucionet financiare, duhet të sigurojnë se të gjitha kartëmonedhat dhe monedhat euro dhe valutat e tjera që pranojnë gjatë veprimtarisë së tyre, t’i kontrollojnë për vërtetësi dhe përshtatshmëri sipas përcaktimeve të kësaj rregullore para se t’i ri-qarkullojnë, depozitojnë në BQK apo dërgojnë jashtë vendit. /Telegrafi/