UBT

Ndalime e aktakuza për kanosje, ngacmim dhe kontrabandim të mallrave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast, një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Ngacmimi”, ndërsa, në rastin tjetër (1) person është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast, një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Ngacmimi”, ndërsa, në rastin tjetër (1) person është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Uji Dea

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Shtrëngimi”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’./rajonipress/