Ndaj kujt është mirënjohëse Rita?
Rita Ora i ka shprehur mirënjohje Diane Warren, për punën e saj në këngën e tyre të dominuar për Oskar, “Grateful”, edhe pse kjo e fundit e kishte akuzuar yllin kosovar se ka dështuar që ta promovojë këtë këngë në mënyrë të duhur. Warren kishte shkruar këtë këngë për nevojat e filmit “Beyond the Lights”, ndërsa Rita e ka kënduar dhe kjo ju ka sjellë atyre nominimin për çmimin prestigjioz në kategorinë e këngës më të mirë për film.
Mirëpo, Warren kishte mbushur ballinat këtë javë, pasi publikisht e kishte akuzuar Ritën për dështim në promovimin e këngës dhe e kishte pranuar se Ora nuk ishte zgjidhja e saj e parë për bashkëpunim.
Por Rita është përgjigjur ndaj këtyre kritikave, duke insistuar se ndjehet e nderuar dhe mirënjohëse që është pjesë e këtij projekti dhe mezi pret ta interpretojë atë në ceremoninë e këtyre çmimeve më vonë gjatë këtij muaji. /Zeri/


