Hidromorava

Ndaj Francës, me shumë ndryshime

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ndryshimi i detyrueshëm në qendër të mbrojtjes, ku do të mungojë kapiteni Lorik Cana duket se nuk do të jetë risia e vetme në formacionin titullar ndaj Francës krahasuar me 11-shën që zbriti në fushë ndaj Zvicrës.

Pas përfundimin të seancës stërvitore të kuqezinjve në Perros Guirec i dërguari i Supersport Egi Duro raportoi për të tjera lëvizje të mundshme në formacion, me tre emra të rinj të mesfushës që mund të jenë titullar.
Bëhet fjalë për Lilën, Kace dhe Memushajn.

Uji Dea

Paraqitja e mirë e Kukelit në qendër të mbrojtjes mund ta bindë De Biasin që ta mbajë në këtë pozicion futbollistin e Zyrihut edhe ndaj “Gjelave” cka do të thotë se në qendër të mesfushës hapet vend për Ergyc Kacen. Përsa i përket aktivizimit të Lilës dhe Memushajt, nuk jepet asnjë indikacion për futbollistët që do të mundë të zëvendësojnë.

Gjithsesi bëhet fjalë vetëm për një ide paraprake, pasi De Biasi do të marrë një vendim përfundimtar vetëm pasi të jetë i bindur në seancat e ardhshme stërvitore se këto ndryshime mund të japin efekt pozitiv në lojën e kuqezinjve./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.