RCCOLA

Ndahet nga jeta zyrtari policor Dugagjin Mehmeti

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Të mërkurën në moshën 52 vjeçare ka ndërruar jetë Zyrtari Policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilanit, Njësia për Këshillim dhe Përkrahje – Dugagjin Mehmeti # 0743, nga Gjilani.

I ndjeri ka filluar punën në Policin e Kosovës në vitin 2000 dhe i përket gjeneratës së IV- të, të Policisë së Kosovës.

Ai karrierën policore e ka filluar në SP në Gjilan duke punuar ndershëm dhe me përkushtim në njësite të ndryshme, një kohë të gjatë ishte Mbikëqyrës në Njësinë për Këshillim dhe Përkrahje – DRP Gjilan.

Fundamenti

Ne kolegët që punuam gjatë me të do ta përkujtojmë si një pjesëtar të devotshëm të Policisë së Kosovës.

Varrim behet sot në fshatin Pasjak pas Namazit të Drekës ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/